17.9 C
Pristina
E mërkurë, 9 Tetor, 2024

Shaip Kamberi kërcënohet me jetë- Guximi, burrëria e qëndresa e tij tmerron Serbinë

- Advertisement -

Ditë më parë një kërcënim drejtuar deputetit shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, mori vëmendjen e opinonit publik.

- Advertisement -

Ai, këtë kërcënim e mori përmes rrjeteve sociale.

Kamberi, tha se ka pranuar kërcënime të drejtpërdrejta për jetën e tij.

- Advertisement -

“Mjaft me rrëmbime, ndërsa sa të përket ty personalisht, ruaje gjithmonë shpinën kur të shkosh diku. Nuk do të kuptosh asnjëherë kur do të vij për kokën tënde“ është teksti i mesazhit që kam marrë, përmes mesenger, nga personi Danijell Millkoviq”, ka shkruar Kamberi.

Tutje, sipas Kamberit kjo është atmosfera në të cilën punojnë e jetojnë shqiptarët në Serbi.

“Kjo është atmosfera në të cilën punojnë, veprojnë dhe jetojnë shqiptarët, në Serbinë autoritare të Aleksandar Vuçiqit. Kjo klimë antishqiptare, për vite me radhë po stimulohet nga mediat pro-qeveritare dhe deklaratat e shpeshta fyese të qeveritarëve serb. Kjo atmosferë diskriminuese e kërcënuese është arsyeja kryesore e kërkesës tonë për zgjidhje simetrike të të drejtave të komuniteteve”, ka shtuar ai.

- Advertisement -

Edhe pas këtij kërcënimi, ai u shpreh se do të vazhdon puna dhe që e vërteta do të thuhet.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -