fbpx
-0.7 C
Pristina
E hënë, 30 Janar, 2023

Serwer pas takimit Chollet- Vuçiq: Ky nuk është një përqafim i ngrohtë

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Profesori i njohur amerikan, Daniel Serwer, njohës i rrethanave politike në Ballkanin Perëndimor, ka komentuar takimin e djeshëm të Këshilltarit të Lartë të Departamentit të Shtetit Amerikan, Derek Chollet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Serwer ka lënë të kuptohet se këshilltari i larë amerikan dhe presidenti serb në këtë takim kanë pasur mospajtime. Këtë sipas tij e dëshmon edhe shprehja e përdorur nga Chollet në publikimin e tij në rrjetin social Twitter – “good conversation’.

- Advertisement -

Sipas Serwer “bisedë e mirë’ është një shprehje diplomatike për të shprehur mosmarrëveshjen.

“Ky nuk është një përqafim i ngrohtë. Derek po shpreh dëshirat e SHBA-së për marrëdhënien. Ndoshta ka filluar ta kuptojë se Vuçiq nuk ndan përkushtimin ndaj parimeve demokratike. Një ‘bisedë e mirë’ është (shprehje) diplomatike për mosmarrëveshje”, ka shkruar profesori amerikan në Twitter.

Chollet dhe Vuçiq janë takuar në Beograd të enjten mbrëma. Situata në Kosovë, vazhdimi i dialogut nën ndërmjetësimin e BE-së, qëllimi i të cilit është normalizimi i marrëdhënieve me Kosovë-Serbi, ishin temat e diskutimit mes tyre.

- Advertisement -

Të fundit

Andi Bushati befason me deklaratën për Asociacionin: Me këtë do të thotë të përgatisësh një luftë të ardhshme!

Edhe analisti shqiptar, Andi Bushati është përfshirë në dikustimet lidhur me formimin e Asociacionit. Bushati përmes një postimin në Facebook...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -