-5.8 C
Pristina
18 Janar, 2021 - 12:03

Serwer: Osmani e Kurti janë kërcënimi më i madh për LDK-në

- Advertisement -

Profesori i Universitetit “John Hopkins” në SHBA, Daniel Serwer, thotë se ata që e njohin atë si lobist shqiptar “nuk e kanë përgjigjen e duhur”.

Serwer tha se ai kurrë nuk ka lobuar për Kosovën ose Shqipërinë. Ai tha se vite më parë e kishte këshilluar Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës, ndërsa tha se do ta kishte bërë të njëjtën edhe me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë.

“Nëse do ta bëja, do të duhej të regjistrohesha në Ministrinë e Drejtësisë. Është çështje e të dhënave publike që e këshillova Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës disa vjet më parë. Do të isha i lumtur të bëja të njëjtën gjë për Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë, por natyrisht që ata nuk pyesin”, tha Serwer në një intervistë për mediumin serb në Kosovë, “Kosovo Online”.

Ai e ka komentuar edhe deklaratën e tij se Madeleine Albright mund të luajë rol të rëndësishëm në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Unë sigurisht nuk doja të sugjeroja ndonjë gjë që mund të përcillet si një lajm i rëndësishëm. Madeleine Albright është një figurë e rëndësishme në anën demokratike të ekuacionit politik në Washington dhe ka pikëpamje të forta për Ballkanin. Njerëzit do ta dëgjojnë atë”, tha Serwer.

Ai tha se e merr seriozisht deklaratën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se ai nuk do ta njohë kurrë Kosovën, ndërsa ka folur edhe për zgjedhjet në Kosovë.

Serwer thotë se Vjosa Osmani dhe Albin Kurti do ta rrezikojnë më së shumti LDK-në sesa partitë tjera.

“Unë mendoj se shumë anëtarë të UÇK-së do t’i përmbahen PDK-së dhe AAK-së. Osmani dhe Kurti janë ndoshta kërcënim më i madh për LDK-në, veçanërisht me votuesit që janë shumë të rinj. Por ky është vetëm spekulim. Vetëm zgjedhjet mund t’i përgjigjen kësaj pyetjeje”, tha ai.

Në fund, ai i uroi Kosovës dhe Serbisë që të vendosin “marrëdhënie të ngrohtë” mes vete dhe t’i ngrenë ambasadat në kryeqytetet e njëra-tjetrës.

“Unë do t’u uroja siguri nga COVID-19, punë dhe prosperitet, ndërsa rimëkëmbet ekonomia, një fund të korrupsionit dhe marrëdhënie më të ngrohtë për Kosovën dhe Serbinë, përfshirë ambasadat në kryeqytetet e tyre”, tha Serwer.

Të fundit

Të tjera nga rubrika