fbpx
-0.3 C
Pristina
E enjte, 9 Shkurt, 2023

Serwer: Amerikanët po këmbëngulin që Asociacioni të bazohet në Kushtetutë – kjo s’ka ndodhur më herët

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Profesori amerikan i John Hopkins, Daniel Serwer, thotë se zgjidhja për Kosovën e Serbinë e propozuar në planin franko-gjerman, që nuk e përmban njohjen e ndërsjellë, është fazë e përkohshme.

Ai thotë se presidenti serb s’e do këtë plan, i cili edhe pse i përkohshëm, synon njohjen përfundimtare mes dy fqinjëve.

- Advertisement -

“I vetmi fund i vërtetë i këtij konflikti është njohja reciproke e sovranitetit dhe integritetit territorial. Çdo gjë më pak se kjo është një fazë e përkohshme”, ka thënë Serwer në një bisedë për Gazetën Express.

Ardhjen në Prishtinë e Beograd të Këshilltarit Special, Derek Chollet, bashkëkombësi i tij po e sheh si një mesazh që Departamenti i Shtetit po e dërgon se ai është i shqetësuar me ndodhitë në Ballkan.

“Derek mban portofolin e Ballkanit në emër të Sekretarit të Shtetit. Vizita e tij është një sinjal se nivelet më të larta të Departamentit të Shtetit janë të shqetësuar për Ballkanin dhe duan ta çojnë dialogun e udhëhequr nga BE-ja në një përfundim të suksesshëm”, thotë Serwer.

Ndër deklaratat më të rëndësishme që Chollet dha në dy kryeqytetet, Serwer e nënvizoi kërkesën e tij ndaj Kosovës për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, e cila s’duhet të dalë assesi jashtë kornizave të Kushtetutës së vendit.

- Advertisement -

“Këmbëngulja e tij që Asociacioni të bazohet në Kushtetutën e Kosovës është e rëndësishme. Kjo nuk ka qenë gjithmonë e qartë në deklaratat e kaluara amerikane. Megjithatë, unë shoh pak perspektivë për krijimin e tij, përveçse në kontekstin e njohjes reciproke. Nëse Serbia e njeh në mënyrë eksplicite sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës dhe Asociacioni krijohet në përputhje me kushtetutën e Kosovës, atëherë unë shoh shumë më pak rrezik që ajo të bëhet Republika Srpska”.

Sa ishte në Beograd, Chollet nënvizoi disa herë marrëdhëniet SHBA-Serbi dhe mundësinë e avancimit të tyre më 2023. Por, në këtë raport mes tyre Kosova ka një rol kyç. Këshilltari Special drejtpërdrejt tha se nëse çështja e Kosovës mbetet e pazgjidhur dhe nëse ajo sjell kriza, kjo do të parandalonte bashkëpunimin më të thellë ndërmjet SHBA-së dhe Serbisë.

Profesori i John Hopkins këtë e sheh si një paralajmërim për Serbinë, por thotë se nëse ndëshkim për moskonstruktivitetin e saj në dialog është vetëm mosthellimi i marrëdhënieve SHBA-Serbi, Vuçiqit nuk do t’i bëhet fort vonë.

- Advertisement -

“Është qartësisht një paralajmërim, por nuk është e qartë se çfarë është në rrezik. Nëse është vetëm një bashkëpunim “më i thellë”, dyshoj se Vuçiqit do t’i interesojë. Ai po anon shumë në drejtimin e Moskës dhe Pekinit ndërkombëtarisht dhe drejt autokracisë brenda vendit”.

A do të përshpejtojë dialogun Kosovë-Serbi ardhja e një një zyrtari amerikan të këtij niveli, sipas Serwerit.

“Unë nuk e di. Presidenti Vuçiq duket se nuk dëshiron të diskutojë propozimin franko-gjerman, i cili duket të jetë një fazë e përkohshme, por që synon qartësisht njohjen përfundimtare. Kryeministri Kurti nuk dëshiron të diskutojë për asgjë tjetër. Të dërguarit Lajçak dhe Escobar duhet të kuptojnë nëse ekziston një “zonë e marrëveshjes së mundshme”. Unë kam dyshimet e mia, por shpresoj që ata të kenë sukses e ta gjejnë atë./Express

- Advertisement -

Të fundit

Kurti “godet” opozitën: Kur të takoheni me Escobarin, mendone Kurtin e thuani s’ka marrëveshja pa njohje

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, u ka reaguar partive opozitare, të cilat e kritikuar për mostransparencë dhe fshehje të...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -