2.6C
Pristina
3 Mars, 2021 - 00:50

Serbia thotë se i ka të gatshme pesë çnjohje për Kosovën po u shkel Marrëveshja e Washingtonit

Serbia ka garanci të prerë nga pesë vende se janë të gatshme të tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës, nëse Prishtina shkel Marrëveshjen e Washingtonit, shkruajnë mediat e Beogradit.

Gazeta “Novosti” duke iu referuar burimeve të saj brenda Qeverisë së Serbisë thotë se nëse Prishtina shkel marrëveshjen sipas së cilës s’duhet të aplikojë për pranim në organizatat ndërkombëtare,

Beogradi do t’u kërkojë atyre vendeve të aktivizojnë procesin e tërheqjes së njohjes, njofton Klan Kosova.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha më herët se ai “ka informacion” se Kosova do të bashkohet me organizata ndërkombëtare të drejtësisë.

Por, nëse ndodh kjo, sipas Vuçiqit, Serbia do të detyrohet të përgjigjet në mënyrë dinjitoze dhe të përgjegjshme.

“Ata nuk do ta pëlqejnë aspak përgjigjen. Unë nuk besoj se ata do të jenë të lumtur me tërheqjet e reja të njohjes dhe tani mund t’u them atyre se do të ketë”, tha Vuçiq, shkruan gazeta.

Të fundit

Të tjera nga rubrika