fbpx
-4.2 C
Pristina
E hënë, 6 Shkurt, 2023

Serbia refuzoi propozimin e BE’së, Borell hoqi dorë po ashtu

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Arlind Manxhuka, zëdhënës i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se Serbia e ka refuzuar propozimin e Bashkimit Evropian, ndërkaq Shefi i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, ka hequr dorë nga ai plan i disejnuar pikërisht nga BE-ja referuar Francës dhe Gjermanisë.

Gjatë tërë ditës së hënë ka pasur bisedime në Bruksel, por pa rezultate – marrëveshje nuk kishte. Borrell ka fajësuar Kosovën.

- Advertisement -

“Serbia ka refuzuar propozimin për deklaratë të përbashkët që në paragrafin e I-rë kishte zotimin që të trajtohet me urgjencë propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve mes RKS-SRB, mbështetur nga Gjermania, Franca dhe ShBA. Pra, Serbia ka refuzuar propozimin e BE-së”, ka thënë Manxhuka.

“Ishte afër dakordimi që Kosova të pezullonte fazën e gjobitjes për të vazhduar vetëm me qortime teksa Serbia të heqte dorë nga tabelat me denominimet e qyteteve të Kosovës, mirëpo për Kosovën ka qenë e papranueshme që kjo të mos shoqërohet edhe me qëllimin e takimit që ishte angazhimi me urgjencë për marrëveshje finale për normalizim të plotë të marrëdhënieve”, ka deklaruar ai në Facebook.

“Madje, në vet propozimin e BE-së ishte i caktuar edhe afati për këtë marrëveshje që është marsi 2023. Në fund vet ndërmjetësuesi që kishte sjellë këtë propozim hoqi dorë nga ai. Serbia është e interesuar që Kosova të heq dorë nga e drejta e vet, por jo në normalizim të marrëdhënieve, dhe për këtë e ka refuzuar planin e BE-së dhe nuk ka dashur që ai plan të përfshihet në ndonjë pikë”, ka thënë ai.

Pikërisht, ka mbetur edhe pak kohë kur do të nis gjobitja e qytetarëve që nuk i kanë targat RKS.

- Advertisement -

Qeveria e Kosovës në fund të muajit tetor kishte vendosur që vendimi për targat të jetë i shkallëzuar duke nisur me qortim, pastaj me gjobitje, më pas targa të përkohshme dhe prej 21 prillit zbatim i vendimit të plotë.

- Advertisement -

Të fundit

Portieri turk ende nën rrënojat e tërmetit, s’ka informata për gjendjen e tij

Portieri turk, Ahmet Eyup Turkaslan ka përfunduar nën rrënojat e tërmetit të fuqishëm që e goditi sot Turqinë. Derisa gruaja...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -