23.2 C
Pristina
Wednesday, June 29, 2022

Serbia ‘pranon’ se forcat e saj kryen dhunime në Kosovë, Bërnabiq përmenden 900 raste

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, e pranoi të premten, në mënyrë indirekte, se pjesëtarë të forcave të shtetit të saj dhunuan gra shqiptare gjatë Iuftës në Kosovë.

Por, ajo minimizoi numrin e këtyre VlKTlMAVE, duke thëne se ato nuk janë më shumë se 900.

“Kur Prishtina bëri thirrje që të lajmërohen rastet e dhunimit, u lajmëruan diku mbi 900 gra e që është e tmerrshme, është katastrofale. Është për çdo dënim. Por, mos flisni për 20.000 të dhunuara”, tha Bërnabiq në Ohër të Maqedonisë së Veriut, kur gjatë takimit “Forumi për Dialog” një gazetar ia përmendi asaj shifrat e grave të dhunuara gjatë Iuftës në Kosovë.

Zyrtarë dhe shoqata të shtetit që shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008, thonë se janë rreth 20 mijë gra e burra që iu nënshtruan dhunës seksuale gjatë luftës së viteve 1998-99.

Sipas Bërnabiq, kjo shifër është e stërzgjeruar.

“Më vjen keq që ju luani me numra dhe lëndoni ato gra që janë dhunuar dhe fëmijët e njerëzit që janë vr arë. Askund nuk ekzistojnë ata numra që ju i përmendet , sepse ata numra nuk janë të saktë, sepse kjo nuk ka ndodhur”.

Të fundit
Lajme të lidhura