4C
Pristina
20 Prill, 2021 - 08:22

Serbia porositë para vizitës së Lajcak: Ka kaluar koha kur mund të na shantazhoni, s’ka zgjidhje për Kosovën pa na pyetur

Drejtori i të ashtuquajturës ‘Zyrë për Kosovë e Metohi’ e qeverisë serbe, Petar Petkovic, që si shefi i tij janë në ofensivë mediatike duke zënë shumicën e hapësirës me porosi se punohet shumë për mbrojtjen e interesave vital të Serbisë në Kosovë sipas tij.

Petkovic në intervistën e tij në televizionin serb RTS përsëriti premtimet e Vucic për investime e ndihma në të holla për popullatën serbe kur tha se pagesat e para të kësaj ndihme do të nisin në muajin maj me shumë gjasë. Sipas llogarisë së zyrës së tij shuma që çdo familje serbe që do të merrte si ndihmë ishte rreth 700 euro.

Petkovic renditi edhe investime tjera që i premtoi për serbët në Kosovë, të cilat i vlerësoi si Iuftë për interesat vitale serbe.

“Kjo është Iuftë konkrete për interesat vitale për interesat serbe. Me presidentin Vucic është arritur pajtimi për rindërtimi i plotë i Qendrës Spitalore Klinike në Mitrovicë, ndërtimi i godinës së re të spitalit në Graçanicë, në tërësi do të ndërtohet rruga e re regjionale Jarinjë – Mitrovica e Kosovës e gjatësisë prej 54 kilometra” tha Petkovic. Ai shtoi se do të investohen edhe rreth 7 milionë euro për ndërtimin e kopshteve dhe Qendrës Universitare në Mitrovicë e shumë projekte tjera sipas tij.

Reagimet dukshëm të koordinuara në media nga zyrtarë serbë dhe rus të premten vazhdojnë edhe të shtunën, me porosi të njejtë gati se. Mëdyshje të mëdha për përpjekjet e Bashkimit Europian dhe rezistencën e Serbisë për pushtetin e ri në Shtëpinë e Bardhë në Washington tani pas përafrimit e qëndrimeve mes Brukselit dhe Uashington, duke u paraqitur si viktima në këtë proces.

Durimi dhe qëndrueshmëria do të jetë strategjia e Beogradit në dialog. Parapërgatitja për ardhjen e Emisarit të BE’së për dialogun Kosovë-Serbi javën e ardhshme duke theksuar vazhdimisht kompromisin, që gjoja po ju mohohet vazhdimisht Serbisë.

“Ne mbështesim zotin Lajcak, mbështesim dialogun. Shpesh e kemi thënë dhe e përsërisim – dialogu është diçka që është e rëndësishme për mbijetesën serbëve në Kosovë. Vetëm përmes dialogut dhe marrëveshjes me Beogradin mund të arrihet deri tek zgjidhja e kompromisit” porositi Petkovic.

Ai më tej porositi kërcënimin duke ngritur tensionin atë që të gjithë zyrtarët serbë e lexojnë nga e njëjta faqe se nuk do të ndodhë asgjë pa u pyetur Beeogradi.

“Të gjithë ata që provojnë të zgjidhin çështjen e Kosovës duke anashkaluar Beogradin mashtrohen, zgjidhje mund të arrihet me Beogradin, të bisedojmë e të shohim se cila është kjo zgjidhje e kompromisit. E që dikush të shantazhoj Beogradin e të vazhdoj me veprime të njëanshme, ajo kohë ka kaluar” e mbylli shefi i zyrës Petkovic.

Të fundit

Të tjera nga rubrika

Hapësirë reklamuese