13.6 C
Pristina
E enjte, 19 Shtator, 2024

Serbia nesër me mbledhje të jashtëzakonshme të qeverisë, Vuçiq shqyrton plan reagimi ndaj presionit për Kosovën

- Advertisement -

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq nesër do të jetë pjesë e një mbledhjeje të jashtëzakonshme të Qeverisë së Serbisë, planifikuar të nis në ora 10.00.

- Advertisement -

Sipas Novostit, në këtë mbledhje në formatin më të gjerë të saj, ”do të shqyrtohet plani i veprimit, përkatësisht reagimi i shtetit ndaj situatës jashtëzakonisht të pafavorshme politike, e cila kulmoi me presionin e fundit ndaj Beogradit për Kosovën”, transmeton klankosova.tv.

Përveç Vuçiqit, në këtë mbledhje, do të marrin pjesë edhe kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabiq dhe ministra, njerëz kyç të sektorit të sigurisë, ushtrisë dhe policisë, si dhe drejtorë të kompanive publike serbe.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -