6.3 C
Pristina
E diel, 13 Tetor, 2024

“Serbia ka furnizuar me armë Ukrainën”, reagon Rusia

- Advertisement -

Dokumentet jashtëzakonisht të ndjeshme që kanë rrjedhur në internet mund të jenë një lëvizje e Shteteve të Bashkuara për të “mashtruar” Rusinë, tha zëvendësministri i Jashtëm rus.

- Advertisement -

Ka gjasa që është interesante për dikë që t’i shikojë këto dokumente, nëse vërtetë janë dokumente ose mund të jenë të rreme, apo mund të jenë rrjedhje të qëllimshme”, tha Sergei Ryabkov për agjencitë ruse të lajmeve.

“Pasi që SHBA-ja është palë në konfliktin [në Ukrainë] dhe në thelb po zhvillon një luftë hibride kundër nesh, ka gjasa që teknike të tilla po përdoren për të mashtruar kundërshtaren e tyre, Federatën Ruse”, shtoi ai.

- Advertisement -

Dokumentet që kanë rrjedhur në publik – gjë që ka nxitur nisjen e hetimeve nga Departamenti amerikan i Drejtësisë – përfshijnë informacione të klasifikuara lidhur me luftën e Ukrainës kundër forcave ruse, por edhe vlerësime sekrete të SHBA-së për aleatët e saj.

Në një prej dokumenteve që është analizuar nga AFP, theksohen shqetësimet e SHBA-së lidhur me kapacitetin e Ukrainës për të vazhduar mbrojtjen ndaj sulmeve ruse, përderisa Washington Post ka raportuar se në dokumente tjera janë shprehur dyshime lidhur me suksesin e ofensivës së re që forcat e Kievit pritet të nisin.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -