29.8 C
Pristina
Wednesday, August 17, 2022
- Advertisement -

Serbia e quan “ferr” reciprocitetin e Kosovës në dokumente

Partia Progresive Serbe, ka paralajmëruar sot një takim mes presidentit Aleksandër Vuçiç dhe përfaqësuesve të serbëve nga Kosova.

Nikola Selakoviç, ministri i Jashtëm i qeverisë Vuçiç, ka njoftuar se një takim i tillë po bëhet pasi Prishtina është duke përgatitur një situatë ferri për serbët e Kosovës, çka do të shpaloset në ditët në vijim.

- Advertisement -

“Situata është jashtëzakonisht e vështirë dhe e ndërlikuar duke pasur parasysh rrethanat ndërkombëtare dhe rajonale. Vuçiç gjithmonë ka arritur të gjejë një rrugë në raste të tilla”, tha Nikola Selakoviç pas seancës së Kryesisë së SNS-së, duke thënë se Vuçiç do të informojë opinionin për përmbajtjen e bisedës.

Selakoviç ka kujtuar se vendimi i njëanshëm i Albin Kurtit për riregjistrimin e automjeteve do të hyjë në fuqi nesër në mbrëmje dhe veprime të tilla nuk kanë sjellë kurrë asgjë të mirë.

Ai nuk tha se çfarë hapash do të ndërmerrte saktësisht Beogradi, por tha se hapa të tillë kanë qenë gjithmonë të duhurit që kur Vuçiç ishte ministër e në vijim.

- Advertisement -

“Ne duhet të mbrojmë dhe ruajmë interesat tona shtetërore dhe kombëtare në Kosovë”, tha Selakoviç.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -