12 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

“Serbia e pranoi Kosovën shtet në seciIin paragraf, Neni 4 çon në OKB”

- Advertisement -

“Në secilin paragraf të marrëveshjes Kosova është shtet, Vuçiq mashtroi deputetët dhe qytetarët serbë”, ka thënë Nënkryetarja e Partisë Popullore Serbe, Sanda Rashkoviq Iviq, duke folur për Plan-Propozimin e Bashkimit Evropian për Normalizim të Marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

- Advertisement -

Rashkoviq duke folur për gazetën serbe “Nova” e quajti “tallje me mendjen e shëndoshë” që Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka pranuar këtë marrëveshje.

“Thuhet se Serbia do të njohë të gjitha dokumentet, prej diplomave, gjë që e mirëpres, e deri te pasaportat, gjë që nuk e mirëpres fare, sepse pasaporta është prerogativë shtetërore, është simbol shtetëror”, ka thënë ajo.

- Advertisement -

Në lidhje me Nenin 4 ku përcaktohet që Serbia nuk do ta pengojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare, Rashkoviq tha se “Kosova qartazi nuk do të anëtarësohet në Shoqatën e Peshkatarëve, por në Kombe të Bashkuara”.

“Kur pranoni një copë letre të tillë si kreu i shtetit, zbatimi do të thotë zbatim i asaj që thuhet në të. Nuk është bufet”, tha ajo, derisa marrëveshjen e quajti “njëfarë coup d’état”.

Takimin e Nivelit të Lartë në Bruksel ku zyrtarisht u pranua marrëveshja, politikanja serbe e quajti “çasti vendimtar” derisa tha se “Serbia e dha Kosovën vetiu”.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -