fbpx
-1.3 C
Pristina
E hënë, 30 Janar, 2023

Serbia do të konsiderojë dërgimin e 1 mijë forcave të sigurisë në Kosovë, thotë Petkoviç

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Drejtori i të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovën”, Petar Petkoviç, në një konferencë për media ka thënë se sipas Rezolutës 12/44 të Kombeve të Bashkuara, Beogradi do të shqyrtojë kthimin e deri në 1 mijë pjesëtarëve serbë të sigurisë në Kosovë.

“Vendi ynë do të marrë në konsideratë kthimin e 1 mijë pjesëtarëve të forcave tona për të cilat ne kemi të drejtë sipas Rezolutës 12/44. Presidenti i Serbisë ka përsëritur vazhdimisht se nuk do të lejojmë një tjetër ‘Stuhi’”.

- Advertisement -

Prezenca e shtuar e Policisë së Kosovës në veri të vendit, pas situatës së tensionur ditëve të fundit, sipas korrierit të presidentit serb, “Albin Kurti vazhdoi pushtimin e veriut të Kosovës”.

“Pasi ka konfiskuar verën dhe rakinë, pasi ka sulmuar fëmijët tanë në çerdhe, sot nuk kanë hyrë ushtarët e KFOR-it, por njësitet e ROSU-së derisa fëmijët kanë fjetur në çerdhe”.

“Sipas njohurive tona, 200 deri në 300 apo edhe 350 forca speciale bastisën fillimisht zonat serbe, e më pas kaluan në dhunë. Arsyetimi për këtë është se gjoja shqiptarët që jetojnë atje kanë frikë për sigurinë e tyre”, propagandoi Petkoviç.

“Të gjithë e dinë mirë këtë dhe të gjithë bëjnë sikur janë të çmendur, e lejojnë Albin Kurtin të ndërmarrë veprime që synojnë varrosjen e Marrëveshjes së Brukselit”, deklaroi ai, teksa shtoi se “për këtë më në detaje do të flasë Aleksandër Vuçiq, i cili nesër dhe pasnesër do të ketë takime të rëndësishme dhe më pas do ta informojë opinionin”.

- Advertisement -

Të fundit

HeIIbanianz, shqiptarët që po ‘tmerrojnë’ britanikët: S’ka poIicë që i ndalon

Gangsterët shqiptarë të veshur me Balaclava që përdorin automatikë kanë pushtuar rrugët e Londrës, duke shkaktuar britanikët. Një artikull i...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -