16 C
Pristina
Thursday, September 29, 2022
- Advertisement -

Serbia bëhet gati për 1 shtator, i vendosin tabelat në pikëkalimet kufitare me Kosovën

Në pikat kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë vendosur tabela të dukshme që tregojnë se lejimi i përdorimit të kartave të identifikimit të cilat lëshohen nga Kosova “bëhen për shkaqe praktike”, pra siç për të mundësuar lirinë e lëvizjes.

Sipas po këtyre tabelave, pranimi i dokumenteve të lëshuara nga Republika e Kosovës nuk duhet të interpretohet si “njohje nga Serbia”.

- Advertisement -

Sipas Kosovo Online, mediumit që përçon zërin e politikës së shtetit serb “marrëveshja për dokumente nuk duhet ta devijojë Rezolutën 1244 të Këshillit të Siugrimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB)”.

Vendosja e tabelave vjen 24 orë para se të hyjë në fuqi marrëveshja për dokumente 27 gushtit mes Kosovës dhe Serbisë.

Por nuk është arritur marrëveshje për targat.

- Advertisement -

Ditë më parë është publikuar edhe përmbajtja e tabelës së kosovarët do ta shohin në hyrje të Serbisë.

“Mundësimi i përdorimit të letërnjoftimeve të lëshuara nga Prishtina (Kosova*) bëhet vetëm për arsye praktike, për lehtësimin e e pozitës së individëve dhe që të mundësohet liria e lëvizjes e arritur me marrëveshjen për lirinë e lëvizjes të arritur në vitin 2011, nuk guxon të interpretohet si njohje e pavarësisë së Kosovës * së shpallur njëanshëm, nuk prejudikon përcaktimin e statusit final të Koësovës dhe nuk mund të interpretohet si heqje dorë e Beogradit nga Rezoluta 1244 (1999)”, shkruhet në atë tabelë.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -