fbpx
-3.1 C
Pristina
E martë, 7 Shkurt, 2023

Serbët protestojnë kundër Vuçiqit dhe Listës Serbe: S’e duam Asociacionin tuaj

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Një grup serbësh janë mbledhur në Mitrovicën e Veriut në një protestë kundër presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe Listës Serbe.

Ata e akuzojnë Vuçiqin për “tradhti të lartë” dhe Listën Serbe për “tortura, pasurim, kërcënime e shantazhe”.

- Advertisement -

Protesta nisi pak pas orës 12:00 dhe të pranishmit shpalosën një pankartë ku shkruhej “Vuçiq – Kosmeti nuk të do, na tradhtove, Ne nuk do ta bëjmë as Asociacionin tuaj, na shitët”. Një ekip i T7 po qëndron atje. Televizioni raporton se në fillim të protestës u dëgjuan këngë nacionaliste serbe.

 

VIDEO KËTU

- Advertisement -

Ivan Miletiq, një nga organizatorët e protestës e mori fjalën i pari dhe i kërkoi kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti që t’i tërheq policët nga veriu dhe t’i mbyllë stacionet e policisë atje.

- Advertisement -

Të fundit

Portieri kroat: Qeni ma shpëtoi gruan nga tërmeti në Turqi, e zgjoi nga gjumi duke lehur

Goran Karacic, portieri kroat i klubit të Superligës turke Adana Demispor, ka thënë se qeni e kishte paralajmëruar bashkëshorten...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -