23.2 C
Pristina
Wednesday, June 29, 2022

Serbët në veri thërrasin protestë, të pakënaqur me marrëveshjen për ta paguar rrymën

Iniciativa qytetare “Mbijetesa e serbëve” ka ftuar qytetarët e komunave veriore të Kosovës që të premten, në Mitrovicë të Veriut, të protestojnë kundër marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë për faturimin e energjisë elektrike të shpenzuar, ka njoftuar të enjten “Kossev”.

Lideri i kësaj iniciative qytetare, ka thënë se motoja e protestës do të jetë “kush po e ndal rrymën në veri”.

Ai nuk ka thënë se serbët nuk dëshirojnë ta paguajnë rrymën, siç nuk e kanë paguar tash e 23 vjet pasluftës, por tha se marrëveshja e arritur në Bruksel ka shumë fshehtësi.

Ai vizitoi edhe zyrat e distribucionit që punon sipas sistemit paralel serb.

“Jemi munduar që nga përfaqësuesit e Elektrokosmetit, sipas sistemit serb, të kuptojmë së pari se çfarë po ndodh me licencën që kanë marrë dhe si do të ndikojë te qytetarët në veri të Kosovës. Dhe një përgjigje të papritur morëm nga drejtoresha Liljana Gjoroviq”, ka thënë Arsenijeviq, duke publikuar një video nga vizita e tij në këtë institucion.

Të martën, Kosova dhe Serbia u pajtuan me udhërrëfyesin i cili do të mundësojë zbatimin e Marrëveshjes së vitit 2013 për faturimin e energjisë në veri. Serbët kanë refuzuar të paguajnë rrymën deri më tash dhe kjo u mbulua nga taksat e qytetarëve të Kosovës.

Të fundit
Lajme të lidhura