fbpx
1.4 C
Pristina
E enjte, 26 Janar, 2023

​Serbët në Leposaviq godasin automjetin e Policisë, këta të fundit gjuajnë me armë zjarri

Duhet Lexuar

Një njësi policore në Bistricë të Leposaviqit, ka qenë e caktuar me detyrë zyrtare në pikë kontrolli, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike, si dhe parandalimit të krimit e kontrabandës.

Sipas një komunikate të Policisë, njësia policore e cila ka qenë në pikë kontrolli, gjatë realizimit të detyrave policore ka tentuar ta ndalojë veturën në fjalë, e cila gjatë lëvizjes ka goditur automjetin e Policisë së Kosovës duke rrezikuar drejtpërdrejt edhe jetën zyrtarëve policorë, të cilët për të neutralizuar rrezikun ndaj tyre kanë shtënë me armë zjarri.

- Advertisement -

“Personat e dyshuar, së bashku me mjetin e tyre janë larguar nga vendi i ngjarjes, përderisa hetimet lidhur me rastin janë duke u kryer, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë. Lidhur me rastin, Policia e Kosovës ka njoftuar edhe Inspektoratin Policor të Kosovës për procedura të mëtejme”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, ka reaguar Lista Serbe, duke thënë se aty është plagosur rëndë Miljan Deleviq.

Foto: Ilustrim

- Advertisement -

Të fundit

Koha e artë e bashkëpunimit Turqi -Serbi”, Daçiq: Ankaraja të ushtrojë ndikim te paIa kosovare

Kreu i diplomacisë serbe Ivica Daçiq ka qëndruar në Ankara ku është takuar me kryediplomatin turk, Mevlut Cavusoglu. Siç...
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -