16.1 C
Pristina
Wednesday, October 5, 2022
- Advertisement -

Serbët e Mitrovicës së Veriut: Nuk duhet ndërruar targat për asnjë çmim

Sot ka hyrë në fuqi dekreti i Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e automjeteve, nga targat serbe me akronimet serbe të qyteteve të Kosovës, në targa RKS, ndërsa serbët e Mitrovicës së Veriut thonë se nuk duan të heqin dorë nga “targat e tyre të vlefshme për asnjë çmim”.

Shumica nuk donin të prononcohen dhe kalimthi vetëm bënin me gisht me mesazhin se “nuk duan të heqin dorë nga targat KM”, madje edhe me vërejtjen “se kjo pyetje as që duhet bërë”.

- Advertisement -

Disa edhe u ndalën dhe na dhanë pikëpamjen e tyre për situatën kur bëhet fjalë për targat, raporton portali kosovar por pro qeverisë serbe, Kosovoonline.

“Kjo është vjedhje, Kosova është krahinë e Serbisë. Targat KM duhet të mbesin, por marrëveshjen e imponojnë gjermanët dhe anglezët. Ne nuk duhet t’i ndërrojmë, kjo duhet të mbetet kështu dhe qeveria jonë e di mirë këtë”, kishte thënë një qytetar i moshuar, transmeton Paparaci.

Në bisedë iu bashkua një zonjë e cila u ndal dhe na tha se këtu nuk është “shteti i RKS-së, por Serbi”.

- Advertisement -

“Gjithçka është e mundur me diskutim, para së gjithash është e nevojshme të formohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe”, ka thënë ajo.

Një nga qytetarët ka thënë se nuk dëshiron të ndërrojë targat me të cilat mund të udhëtojë në të gjithë botën.

“Nuk ka nevojë të ndryshojmë për asnjë çmim. Pse duhet të ndryshojmë kur unë mund të udhëtoj nëpër botë me targat e mija. Unë jam 60 vjeç, kjo është e padëgjuar. Ne nuk kemi nevojë të ndërrojmë targat për asnjë çmim, unë mund të vozis veturën time këtu në qytet dhe në Kraljevë, madje edhe në Gjermani. Nuk do t’i ndërroj kurrë targat”, kishte thënë ai.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -