7.9 C
Pristina
Friday, October 7, 2022
- Advertisement -

Serbët dhe rusët po përgatisin Iuftë në Kosovë? Kryeministri Kurti ka zbuluar detaje të frikshme

Sipas kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, Serbia është kërcënim për paqen në Ballkanin Perëndimor sepse ajo po armatoset nga Kina dhe Rusia

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një bisedë të hapur nuk e ka përjashtuar mundësinë e një Iufte në Kosovë sepse sipas tij, rreth kufirit të Kosovës me Serbinë, në anën serbe janë 48 baza operative sulmuese progresive, prej të cilave 28 janë ushtarake dhe 20 i përkasin xhandarmërisë.

- Advertisement -

Ai beson se do të ishte e papërgjegjshme të thuash se nuk do të ketë kurrë konflikt dhe se nuk do të ketë më Iuftë.

Kurti ka pyetur “nëse nuk ka përgatitje për Iuftë, pse vitin e kaluar Serbia dhe Rusia kanë pasur 104 stërvitje dhe aktivitete të përbashkëta ushtarake nga 91 që kishin planifikuar dhe në të njëjtën kohë. Dy stërvitjet më të rëndësishme ushtarake ishin “Mburoja Sllovene” dhe “Vëllazëria Sllovene”.

Sipas Kurtit, Serbia po armatos fuqishëm ushtrinë e saj, me pajisje që i merr nga Rusia dhe Kina, dhe kjo përbënë rrezik për Ballkanin Perëndimor.

- Advertisement -

Përderisa serbët i kanë këto ëndrra për Kosovën si pjesë e Serbisë, këto ëndrra do të kthehen në makth për të gjithë Ballkanin, duke theksuar se në Ballkan nuk mund të ketë Iuftë pa Serbinë, as paqe pa shqiptarë”, ka theksuar Kurti në një intervistë ekskluzive për Večernji list.

Më tej Kurti ka përfunduar se duke theksuar se kundërshton thellimin e Asociacionit të Komunave Serbe sepse do të ishte parathënie e krijimit të Republikës Srpska të re.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -