Një polic po dyshohet të jetë i përfshirë në plagosjen që ndodhi në veri të vendit të hënën, kështu ka njoftuar Policia e Kosovës përmes një shkrese për media. Sot pranë urës së Bistricës janë parë dhjetëra serbe duke protestuar.
Teksa e kanë bllokuar rrugën po kërkojnë largimin e njësisë Speciale të Kosovës nga ajo pjesë.
Në duar shihen duke mbajtur pankarta në të cilat shkruhet “Largohu nga këtu”, “Evropa po gjuan kundër nesh”, “Ti nuk të takon këtu”.
Ata po lëvizin drejt urës së Bistricës ku sipas tyre mbeti i plagosur Milan Jovanoviq.
Siç raportojnë mediat serbe protestuesit janë duke lëvizur nga drejtimi i Zveçanit në magjistralen Mitrovicë – Leposaviq.
Ata aktualisht po lëvizin në këmbë drejt vetë urës së Bistricës, nga vendi i njohur si Balaban, ku kanë ardhur me automjete private por edhe në mënyrë të organizuar.