2C
Pristina
5 Mars, 2021 - 08:02

Senati amerikan shpall të pafajshëm ish-presidentin Donald Trump

Ish-presidenti amerikan Donald Trump është shpallur i pafajshëm nga Senati në procesin e inicuar për ta gjykuar për nxitje të dhunës në Senatin amerikan, shkruan Sky News.

Edhe pse votat finale ishin 57 pro dhe 43 kundër, nevojiteshin vetëm 34 kundër – dy e treta e shumicës, që të hidhen poshtë akuzat ndaj tij.

Shtatë anëtarë të partisë së Trumpit (Senatorët Sasse, Romney, Burr, Collins, Murkoëski, Toomey dhe Cassidy”, iu bashkuan demokratëve në procesin e gjykimit të Trumpit.

Trump akuzohej për “nxitje të rebelimit” gjatë muajve të fundit kur edhe në Senatin amerikan u futën turma e mbështetësve të tij, kur edhe Kongresi po tentonte të ratifikonte rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit – ku Trump humbi nga Joe Biden.

Më 6 janar, qindra mbështetës së tij ishin mbledhur para Senatit nën moton “ta shpëtojmë Amerikën” – ku më pas ia mësyn objektit – ku si rezultat humbën jetën pesë persona.

Të fundit

Të tjera nga rubrika