21.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Selimi: Disa dipIomatë më thanë që 6 pikat e Kurtit janë “hap në drejtimin e duhur”

- Advertisement -

Ish-kryediplomati, Petrit Selimi ka thënë se në bisedat që ka pasur me një numër diplomatësh që e përkrahin sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës ata kanë shprehur qëndrimin e tyre se 6 pikat e kryeministrit Kurti për Asociacionin janë “hap në drejtimin e duhur”.

- Advertisement -

“Një numër diplomatësh nga shtetet që mbështesin sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës me të cilët kam folur thonë që “6 pikat” janë “hap në drejtimin e duhur”, ka shkruar Selimi.

Ai tutje thotë se shumica prej gjashtë pikave janë të përfshira në propozimin franko-gjerman që përkrahet edhe nga SHBA-ja.

- Advertisement -

“Megjithatë, koha është thelbësore, duke pasur parasysh zgjedhjet lokale të prillit”, përfundon Selimi.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -