2.5 C
Pristina
Thursday, December 7, 2023

Schwarz: Ajo që po ndodh në kufirin me Kosovën ta kujton atë që ndodhi me Ukrainën – Putini i përfshirë

- Advertisement -

Andreas Schwarz, Deputet i Bundestagut gjerman në platformën “X” ka thënë se ajo që po ndodh në kufirin me Kosovën ta kujton atë që ndodhi në vitin 2022 me Ukrainën.

- Advertisement -

Në postimin e bërë në “X”, Schwarz ka thënë se edhe këtu po përzihet Putini.

Tutje ai ka shkruar se Serbia duhet të marrë udhëzime të qarta nga BE-ja.

- Advertisement -

“Ajo që po ndodh në kufirin me Kosovën ta kujton atë që ndodhi në vitin 2022 me Ukrainën. Putini sigurisht që përzihet. Serbia duhet të marrë udhëzime të qarta nga BE-ja. Tani ka diplomaci!”, tha deputeti i Bundestagut gjerman.

Qeveria e Kosovës përmes një komunikate dje ka thënë se me vëmendje dhe vigjilencë është duke ndjekur zhvillimet e fundit sa i përket lëvizjes së njësive ushtarake të Forcave të Armatosura të Serbisë në drejtim të vijës kufitare me Republikën e Kosovës.

- Advertisement -

Për këtë i menjëhershëm qe reagimi i BE-së. Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, i bëri thirrje Serbisë të shtunën ta ndalë menjëherë zhvendosjen e ushtrisë përgjatë kufirit me Kosovën dhe t’i tërheqë trupat e vendosur deri tani.

Shefi i diplomacisë së BE-së tha për disa media ndërkombëtare se blloku është duke diskutuar me partnerët dhe aleatët e vet për gjendjen e tanishme veri të Kosovës, ku sasia e armatimit të gjetur nga Policia e Kosovës “është shumë serioze”.

Poashtu thirrje Serbisë i bëri edhe Gjermania. Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë thanë se duhet të shmanget përshkallëzimi i mëtejshëm mes dy shteteve.

Gjermania ka thënë se është e rëndësishme që Serbia t’i reduktojë trupat e saj në kufirin me Kosovën pa vonesë.

MPJ gjermane tutje ka shtuar se bashkë me partnerët janë në kontakt të drejtpërdrejtë me palët e përfshira.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -