Këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger, ka shpërndarë foto të presidentit rus dhe atij serb, duke thënë se kjo është një pasqyrë e përafërt e asaj që po gatuhet në Serbi.
Schneeberger thotë ky është vetëm një fragment i vogël, e nëse nuk merren kundërmasa mund të shihet se çfarë do të vijojë.
“Për të gjithë ata që u befasuan më 24 shkurt 2022, këtu është një pasqyrë e përafërt e asaj që po gatuhet në Serbi.
Ky është vetëm një fragment i vogël, por vetëm nga kjo mund të shihni se çfarë të prisni nëse më në fund nuk merrni kundërmasa”, ka theksuar ajo në rrjetin social X.