8.1 C
Pristina
Friday, October 7, 2022
- Advertisement -

SBASHK thërret konferencë për media, Rrahman Jasharaj do t’i drejtohet opinionit

Sindikata e Arsimit pritet të mbaj konferencë për medie, për t’i ftuar nxënësit e prindërit t’a respektojnë grevën e nisur nga kjo sindikatë, një javë më parë.

Menaxheri për Financa e Administratë në SBASHK, Ymer Ymeri, tha se Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, do të kërkojë nga nxënësit dhe prindërit mirëkuptim dhe respektim të grevës së mësimdhënësve.

- Advertisement -

“Do të fasë vetëm kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari, i cili do t’u bëjë ftesë nxënësve dhe prindërve që ta respektojnë grevën e nisur nga mësimdhënësit në mbarë Kosovën”, tha Ymeri për teve1.

Mësimdhënësit kanë hyrë në grevë të përgjithshme nga data 25 gusht, me kërkesë pagesën prej 100 eurove nga ana e Qeverisë deri në miratimin e Ligjit të ri të Pagave.

Konferenca pritet të mbahet në orën 14:30.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -