Para pak çasteve një tërmet ka lëkundur Tiranën.
Gjeologu nga Shqipëria Sazan Guri ka thënë se tërmeti mund të jetë pararendës i një tjerër tërmeti.
Guri përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se tërmeti tjetër mund të jetë më i vogël.
“Tërmet 5.2 magnitudë ose madhësi Rihter që i bie rreth 6,5 ballë shkatërrimi Merkali. Vështirë të jetë i vetëm.
1. Mund të jetë pararendës i një tjetri që nuk ka kohe se kur mund të ndodhë,
2. Mund të jetë i vetëm që d,m.th. se të tjerët më pas janë më të vegjël.
3. Thonë se është i ceket, pra me thellësi rreth 1000m, në ketë rast i bie të jetë i ‘trigeruar’ ose për shkaqe me bazë miniere dhe nuk mund të jenë më të mëdhenj se sa ndodhi, por edhe ky variant është i vështirë, sepse nuk prodhohen për këto shkaqe tërmete të tilla.” – ka shkruar Guri në Facebook.
Informacionet e mësipërme nga z. Guri ende nuk janë konfirmuar nga autoritetet zyrtare.