5.5 C
Pristina
E diel, 13 Tetor, 2024

Sanduloviç reagon ashpër ndaj Lajçakut: Ke heshtur ndaj tentativës për vrasje ndaj meje nga Vuçiçi yt i dashur

- Advertisement -

Kreu i Partisë Republikane të Serbisë, Nikolla Sanduloviq, ka komentuar një takim të përfaqësuesve opozitarë serbë, të realizuar me të dërguarin evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

- Advertisement -

Sanduloviq ka thënë se ajo nuk është opozita e vërtetë serbe, por partia e tij që mund ta zgjidhë çështjen Kosovë-Serbi dhe mund t’u dalë zot shumë proceseve të tjera.

“Opozita e vërtetë serbe, që është kundërshtare e vërtetë e Aleksandar Vuçiqit tuaj të dashur, e cila do, mundet dhe di që ta zgjidhë çështjen e Kosovës dhe Serbisë, e cila me të vërtetë dëshiron ta sjellë Serbinë në BE dhe NATO, e cila do dhe mundet ta heqë qafe ndikimin rus dhe kinez në Serbi, është vetëm Partia Republikane me mua në krye”, ka shkruar Sanduloviq.

- Advertisement -

Ai ia ka përmendur Lajçakut edhe mosreagimin e tij për arrestimin dhe rrahjen që i bëri shërbimi sekret serb – BIA.

“Ju, Miroslav Lajçak heshtët rreth tentimvrasjes ndaj meje nga Vuçiqi juaj i dashur, sikurse edhe opozita e rreme”.

Sanduloviq ka thënë se Lajçak nuk mund të përfaqësojë askënd, ngase sipas tij, politika e Lajçak në zgjidhjen e çështjes Kosovë-Serbi, ka pësuar një fiasko politike dhe njerëzore.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -