-4.8 C
Pristina
16 Janar, 2021 - 15:47

“Sami mos u kruaj me familjen Jashari”, ky është paralajmërimi për Lushtakun

- Advertisement -

Pas debatit të ashpër që po zhvillohet ndërmjet Sami Lushtakut dhe Bekim Jasharit, ka reaguar edhe ish-eprori i lartë i UÇK-së, Naim Miftari.

Ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari ka paralajmëruar Sami Lushtakut që mos të “kruhet” me familjen Jashari.

Sipas tij, këta nuk do t’i dalin të urtë sikurse siç thotë ai nipi i Ahmeti Deliut, Begu.

Lexojeni reagimin e Miftarit:

Sami mos u kruaj me Jasharajt se nuk dalin të urtë të gjithë sikurse nipi i Ahmet Delis Begu, i vrarë me 17_03_ 2003 i vrarë midis Drenice heroike”e ju nuk ketë në gjendje mej gjet hale kush janë vrasësit, sa haheni ner vet gjeni kush janë!

Bekim Jashari e ka thënë një të vërtetë, edhe pse e ka thënë e di Samiu atë punë, nuk e di pse e pengon Samiun që Bekimi është kryetar dhe pse duhet me luftue”

“Paratë janë mbledhur për luftë, e jo për me ble tokë, nuk e di qysh e ndien vetën, kjo shoqëri e mirë, apo e keqe janë kanë mbuluar këto gjana, prit që po ndalet”.

“Përveç këtyre parave, ja ka përmend edhe avokati 1 milion e gjysmë, edhe përfundim të luftës i ka marrë 1 milion franga prej Ramiz Lladrovcit, ai e di ku i ka lanë, nuk i ka shpenzu për zonën, por për interesa të veta”, ka thënë Nuredin Lushtaku.

Të fundit

Të tjera nga rubrika