9.6C
Pristina
5 Mars, 2021 - 21:08

Sami Lushtaku s’pyet për COVID-19/ Me muzikë e çifteli mbledh gra e burra në një shtëpi

Kryetari i degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Skënderaj, Sami Lushtaku, po vazhdon t’i mbajë tubimet për fushatën e zgjedhjeve të 14 shkurti.

Si gjithnjë, Lushtaku përsëri po i shkelë masat antiCOVID të vendosura nga Qeveria e Kosovës.

Në fotografitë e publikuara nga vetë Lushtaku në Facebook, ai shihet me dhjetëra persona në një shtëpi në Skënderaj, ku asnjëri prej tyre nuk ka masë e as distancë.

“Sonte në fshatin Vojnik, në familjen e heroit të kombit Abedin Rexha- Sandokani. Mbështetja e familjes Rexha, e lagjes Binaku dhe e gjithë Vojnikut për PDK-në ka qenë e madhe çdoherë. I falënderoj përzemërsisht për besimin dhe mikpritjen ndaj meje dhe ndaj PDK-së”, shkroi Lushtaku.

Të fundit

Të tjera nga rubrika