17.7 C
Pristina
Wednesday, August 10, 2022

Sami Lushtaku i merr 300 euro në muaj pension invalidor, Ramush Haradinaj i merr 225

Ramush Haradinaj përveҫ se është kryetar i partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ai mbanë edhe pozitën e deputetit në Kuvendin e Kosovës.

Nga ana tjetër, ai vazhdimisht tenton të ‘rrëmbejë’ edhe pozitën e të parit të shtetit, si President vendi. Të paktën këto kanë qenë kushtet e tij sa herë janë tentuar koalicionet partiake.

Ramush Haradinaj edhepse tenton të jetë në krye të shtetit ai ka deklaruar se merr edhe pension invalidor, gjë e cila nuk ia ndalon pretendimet më të larta. Ai ka deklaruar se merr një pension invalidor në vlerën 225 euro, apo 2700 euro në vit.

Poashtu edhe nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku që për vite e udhëhoqi këtë komunë, është në kategorinë e personave që marrin pensionin invalidor.

Lushtaku ka deklaruar se merr një pension invalidor në vlerën 300 euro, apo 3,600 euro në vit.

Të fundit
Lajme të lidhura