2.5 C
Pristina
Thursday, December 7, 2023

“Sa turp”, Gërvalla i reagon ashpër Borrellit për gjuhën ndaj vrasjes së policit

- Advertisement -

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Sshwarz, i ka reaguar ashpër kryediplomatit të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, i cili pak më parë lëshoi një reagim për sulmin në Veri, ku u vra një pjesëtar i Policisë.Borrell e ka dënuar këtë sulm dhe ka kërkuar që autorët përgjegjës të përballen me drejtësinë.

- Advertisement -

Ai ka thënë se ka rrezik të vriten edhe njerëz të tjerë përreth Manastirit të Banjskës.

Mirëpo, Gërvalla është shprehur e pakënaqur me deklaratën e diplomatit spanjoll, teksa ia shtroi edhe disa pyetje.

- Advertisement -

“Zoti Borrell, vërtet? Terroristët vrasin policinë – dhe ju thërrisni “të gjithë aktorët”?
Asnjë fjalë mbështetje për policinë? As kundër terroristëve? A i referuat edhe sulmeve terroriste në Spanjë si “armiqësore”?”, pyeti ajo në platformën “X”.
“Sa turp. Si mund ta tolerojnë më këtë cinizëm anëtarët e BE-së?”, shtoi Gërvalla.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -