8.5 C
Pristina
E mërkurë, 16 Tetor, 2024

“Sa të kem ymër do të agjëroj” – Rrëfimi i të moshuarit që mban Ramazanin tash e 72 vjet

- Advertisement -

Që nga mosha 8-vjeçare asnjëherë nuk iu nda agjërimit.

- Advertisement -

Është 80-vjeçari nga Gjakova, Muhamet Iliazi, që ka tash e 72 vjet që agjëron muajin e Ramazanit.

Ani ka treguar se si ka qenë të agjërosh në moshë të re dhe pse ai vendosi të mos i ndahet asnjëherë.

- Advertisement -

closevolume_off
“Kam fillu me agjëru si i ri, agjërimi im nuk ka qenë obligativ se kam qenë i ri në moshë, por nga dëshira që kishim dhe kënaqësia që kishim për Ramazanin, kishim dëshirë të zgjoheshim për syfyr”

Iliazi tregon kohët më të mira që kalonin me bashkëmoshatarët pas iftarit.

“Pas iftarit, dilshim kur ishte koha e faljes së namazit të Teravisë, dilshim luajshim me shokë, një lagje me një lagje tjetër, pastaj hypnim në minaret e xhamisë e shihnim krejt Gjakovën”

- Advertisement -

Ai rrëfen momentet se si janë zgjuar për syfyr dhe cila ishte karakteristika më e madhe në atë kohë.

“Kur ishte koha e syfyrit, vinte një njeri me tupan, për të treguar se ka ardhë koha e syfyrit”

Por ishte e vështirë të agjëroje në një kohë kur nëse ke qenë në punë, ka pasë edhe sanksione.

Por përkundër kësaj ai tregon se si ia dilte të mbante agjërimin fshehurazi.

“Një ditë dy, me thonë s’po mundem me pi kafe, u kuptojke, por jo ma gjatë. Atëherë vendosa e mbajsha një rruzë në gojë, kur më pyetshin hajde me pi kafe, ju thojsha jo se kam sheqer në gojë”

Ndonëse me shumë sfida ai thotë se ndihet shumë i ri gjatë muajit të Ramazanit, e për këtë ai nuk e ndal as faljen e pesë kohëve të namazit.

E për agjërimin, Iliazi ka thënë se do ta mbajë deri sa të ketë jetë.

“Nëse ma fal zoti shëndetin, deri sa të kam ymër do të agjëroj”

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -