9 C
Pristina
E mërkurë, 9 Tetor, 2024

Sa përqind e të rinjve shqiptar janë të varfër?

- Advertisement -

27.2% e të rinjve në Shqipëri riskojnë për të qenë të varfër. Sipas Institutit të Statistikave vajzat janë më të predispozuara për tu prekur nga ky fenomen sesa djemtë.

- Advertisement -

Të rrezikuar për të qenë të varfër është një ndër arsyet që i largon të rinjtë nga Shqipëria. Risku i të rinjve për të qenë të varfër kryesisht për moshën 15-29 vjeç ndaj totalit të popullsisë të riskuar për të qenë të varfër kap shifrën 27.2%.

Të ndaluar te gjinia vajzat paraqiten më të rrezikuarat. Në 2020 sipas Institutit të Statistikave, 30.1% e vajzave janë prekur nga ky fenomen ndërsa djemtë 26.7%. Krahasuar me një vit këto vlera lehtëisht kanë shënuar një trend rënës. Në 2019 31.7% e vajzave ishin të riskuara nga varfëria dhe 27.9% e djemve u riskuan.

- Advertisement -

Për moshën 0-17 vjeç, pavarësisht vlerës së lartë, sipas Instat në vitin 2020, përqindja e fëmijëve që janë në risk për të qenë të varfër, sipas kufirit kombëtar të riskut për të qenë i varfër, paraqet një trend në rënie, duke u ulur me 1,3 pikë përqindje, në krahasim me vitin 2019.

Përqindja e fëmijëve në risk për të qenë të varfër (varfëri relative) ndaj totalit të popullsisë që është në risk për të qenë të varfër, apo numri i individëve 0-17 vjeç që ndodhen nën kufirin e varfërisë relative në raport me numrin total të personave që ndodhen nën kufirin e varfërisë relative, ka pësuar rënie me 0,4 pikë përqindje për vitin 2020, krahasuar me vitin 2019

Sipas statistikave të Eurostat, niveli i rajonit paraqitet pothuajse i njëjtë për të gjitha shtetet. 24.4% e të rinjve shqiptar janë të riskuar për të qenë të varfër. Maqedoia e Veriut regjistron shifrën më të lartë 25.1%, Shqipëria e dyta dhe më pas Serbia.

- Advertisement -

Nga ana tjetër përsa I përket shkallës së privimit të rëndë material dhe social, Shqipëria zë vendin e parë në Europë, 34% disa herë më e lartë se shkalla në të gjithë Europën, 6.1%.

Në krahasim me rajonin, përqindjen më të ulët të privimit material dhe social e ka Serbia, me 10.4% në 2020-n dhe 11.6% në 2021-n. Për Maqedoninë e Veriut, treguesi është 14.9% (2020) ndërsa rritet në Mal të Zi në 22.3 (2020)./SCAN Tv/

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -