Pa një votim formal dhe pa asnjë kundërshtim, Parlamenti Evropian miratoi të martën vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Gjatë udhëtimit pa viza në zonën Schengen, kosovarët duhet të plotësojnë disa kushte, të cilat përfshijnë:
a) Të jetë i pajisur me pasaportë biometrike.
b) Të deklarojë qëllimin e udhëtimit si dhe të paraqesë, para punonjësit të kontrollit kufitar, dokumentet që justifikojnë qëllimin dhe kushtet e qëndrimit. Kur deklarohet në kufi se po udhëtohet për turizëm, për pushime, i pavarur nga pritja apo shoqërimi i një personi tjetër, shtetas apo rezident në atë vend etj, duhet të paraqitet një rezervim hoteli, bileta e kthimit (nëse udhëtohet me avion ose mjete të transportit ujor) si dhe të ardhurat financiare që ka ai me vete.
Kur deklarohet se udhëtohet për aktivitete të ndryshme, paraqitet dokumentacioni mbi aktivitetin, për të cilin personi është ftuar.
Kur deklarohet se udhëtohet për arsye shëndetësore, paraqitet rekomandimi i institucionit shëndetësor shqiptar si dhe konfirmimi i institucionit shëndetësor ku do shkohet.
Kur deklarohet se udhëtohet për vizitë tek një i afërm, duhet të jepet informacion mbi të dhënat e personit pritës, adresa e tij, nr. telefoni, etj.
Ka vende ku si dokument bindës për autoritetet e kufirit është edhe një ftesë nga familja pritëse e cila mund të jetë e firmosur nga autoritetet komunale. Kjo kërkohet kryesisht në ato raste kur vizitori paraqet dyshime për qëllimin e udhëtimit.
Në të gjitha rastet, shtetasi duhet të ketë:
Sigurimin shëndetësor (për periudhën e qëndrimit) dokumentacionin e nevojshëm të makinës, nëse udhëtohet me makinë (leje ndërkombëtare drejtimi automjeti, patentë ndërkombëtare dhe karton të gjelbërt.
Sigurimin ndërkombëtar të makinës.
Mjetet e udhëtimit (bileta avioni, trageti,etj.)
Mjetet e jetesës gjatë qëndrimit në zonën Schengen
Këto vendime merren për raste, të cilat i ka përcaktuar Kodi Schengen, dhe që janë:
Kur personi është dënuar për një vepër penale për të cilën Kodi Penal parashikon dënim minimal 1 vit burg.
Kur personi ka qenë subjekt i një urdhër largimi, largimi me forcë (deportimi, kthimi apo dëbimi), që kryesisht zbatohen për raste të qëndrimit të paligjshëm.