fbpx
29.7 C
Pristina
E martë, 24 Maj, 2022

Rusia zhvillon manovra ushtarake në zemër të Evropës

Rekomandime

Flota ruse e Baltikut zhvilloi sot stërvitje ushtarake me avionë luftarakë Su-27, detyra e të cilëve ishte të zmbrapsnin një sulm ajror të simuluar në enklavën ruse të Kaliningradit.

Më shumë se dhjetë ekuipazhe fluturimi Su-27 të Flotës Baltike morën pjesë në stërvitje.

Në një deklaratë të kësaj flote thuhet se avionët luftarakë gjatë këtij simulimi Su-27 kanë “shkatërruar” aeroplanët e armikut, transmeton Reuters, duke iu referuar agjencisë së lajmeve Interfax.

Aktivitetet e ushtrisë ruse u zhvilluan dy ditë pasi Finlanda njoftoi se planifikon të aplikojë për anëtarësim në NATO, dhe këtë vend ndoshta do ta pasojë Suedia, transmeton Reuters.

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar më parë se dëshiron të parandalojë zgjerimin e NATO-s, sipas agjencisë britanike.Kaliningradi është enklavë ruse, që gjendet në territorin e BE-së dhe që kufizohet me dy shtete anëtare të NATO-s dhe BE-së, Poloninë dhe Lituaninë.

Më shumë artikuj

Të fundit