9C
Pristina
4 Mars, 2021 - 23:43

Rusia, ofensivë në Ballkan: Vaksinën anti-Covid do ta prodhojmë në Serbi e shpërndajmë në Europë

Nuk janë vetëm Nard Ndoka dhe Mustafa Nano që kërkojnë që të implementohen vaksinat ruse anti-Covid në Shqipëri apo dhe në Ballkan. Aleksandër Vuçiç, presidenti i Serbisë madje ka shkuar në një hap më tej pasi ka vendosur që vaksina ruse të prodhohet në laboratorët e Serbisë dhe të shpërndahet në rajon.

Ditën e sotme, kreu i PDK-sëm Nard Ndoka dhe analisti Mustafa Nano kanë deklaruar se nuk është ndonjë dramë nëse Shqipëria do të merrte vaksinën ruse Sputnik.

Kurse Aleksandër Vuçiç ka telefonuar homologun e tij rus, Vladimir Putin, e kanë rënë dakord që vaksina Sputnik anti-Covid të prodhohet në Serbi.

Siç bën të ditur portal i Kremlinit, Sputnik, “Vuçiç falënderoi Presidentin Putin për mbështetjen e tij në luftën kundër koronavirusit dhe veçanërisht për shpërndarjen e vaksinës Sputnik V, sepse ajo kontribuoi që ky vendi të kryesonte në vaksinimin e popullatees”.

Putin, ka fajësuar Europën duke theksuar se “askush nuk mund ta prishë miqësinë midis Serbisë dhe Rusisë dhe se marrëdhëniet midis dy vendeve janë të qëndrueshme dhe në rritje”.

Por përveç vaksinës, Putin e Vuçiç, kanë folur edhe për Kosovën. Kreu i Kremlinit i ka kërkuar presidentit serb që të mos tërhiqet përpara presioneve të SHBA-së dhe BE-së për marrëveshje me Kosovën.

“Rusia i kupton përpjekjet tona për të siguruar paqen dhe stabilitetin në rajon dhe gatishmërinë e Serbisë për dialog dhe kompromis si mënyra e vetme për të zgjidhur çështjet e hapura”, tha Vuçiç.

E pikërisht në këtë aspekt është përmendur fuqizimi ushtarak i Serbisë i ndihmuar nga Rusia.

Të fundit

Të tjera nga rubrika