5C
Pristina
27 Shkurt, 2021 - 10:56

Rusia ngritet në këmbë, Zaharova reagon në deklaratën e Kosnet se amerikanët “në Kosovë nuk ranë për të krijuar Serbinë e madhe”

Deklarata e ambasadorit amerikan në Prishtinë se amerikanët nuk ranë për t’u krijuar “Shqipëria e Madhe” apo “Serbia e Madhe”, shpie në përfundimin logjik se gjakderdhja në Kosovë nuk ishte rezultat i “krijimit të rrethanave” e as politikës së Beogradit, por këtë tentoi ta inkurajojë perëndimi, kanë thënë në ministrinë e jashtme ruse, shkruan “Informer”.

Sipas zëdhënëses së ministrisë së jashtme ruse Maria Zaharova, bazuar në deklaratën e ambasadorit amerikan “çdo gjë ishte provokuar nga jashtë me qëllim të copëtimit të territorit serb”.

“Çdo gjë ishte e planifikuar nga shërbimet speciale dhe u realizua me mbështetjen direkt luftarake edhe të ekspertëve. Ky është përfundimi bazuar në citatin e ambasadorit amerikan”, tha Zaharova para gazetarëve.

“Kjo është dëshmi”, shtoi ajo, “që nuk lë mundësi që edhe më tutje të mbështetet miti për qëllimet e Uashingtonit dhe aleatëve të saj në Ballkan”.

Po ashtu, sipas saj, bien në sy kontradiktat mes asaj që ka thënë ambasadori dhe versionit perëndimor që u realizua kryesisht përmes operacionit ajror kundër Jugosllavisë me emërtimin “Engjëlli mëshirues”.

Sipas asaj që ka shpall vetë NATO, aleanca asokohe nuk ka pasur humbje.

“Tash po del se ishte ndryshe. Presim sqarim nga Uashingtoni me rastin e ‘engjëllit mëshirues’ në Serbi dhe kërkesave të para individuale drejtuar NATO-së për kompensimin për dëme në shëndetin ku pasojat e shfrytëzimit të armëve me uranium të varfëruar gjatë bombardimit”, tha ajo.

Ajo ka thënë se “pas 20 viteve nga agresioni i NATO-së tregues janë një varg i sëmundjeve përfshirë atë onkologjike, mbi mesatare”.

Këto, sipas saj, “janë shenjat e engjëllit mëshirues dhe misionit humanitar”, duke përkujtuar situatën e njëjtë edhe në Libi.

“Shumë përfaqësues të NATO-së flasin për kërcënimet e sigurisë evropiane nga shtetet tjera, ndërsa papërgjegjësia e tyre shpie në eskalim dhe trazira që ka sjell katarafë ekologjike në zemër të Evropës. Ndaj Jugosllavisë janë përdor jo vetëm municione radioaktive, por janë kryer sulme ndaj kompanive prej nga kanë rrjedhë substanca kancerogjene dhe helmuese në lumenj përfshirë Danubin. Për fat të keq. deri tash askush nuk është përgjigjur ndaj krimit, por perëndimi nuk pranon gabimet. Jugosllavia nuk është vendi i vetëm, Iraku e Libia dhe vende tjera, erdhën shkatërruan dhe ikën e nuk kërkuan falje, ndërsa pastaj mësojnë tjerët si të jetojnë”, tha Zaharova.

Aleanca hedh poshtë akuzën se në territorin e Serbisë ka shfrytëzuar armë të tilla që krijojnë presedan në rastet tjera të dëmshpërblimit.

“Shumë më këndshëm të bisedohet dhe mbështeten mite për hakerët rusë që janë pabazë, përderisa në lidhje me Kosovën është pasojë e përdorimit të municionit me uranium të varfëruar ku kanë pësuar edhe shumë pjesëtarë të forcave të NATO-së në kuadër të forcave në Kosovë gjë që u vërtetua edhe me vendimet e instancave të gjykatave italiane.

Të fundit

Të tjera nga rubrika