16.1 C
Pristina
Wednesday, October 5, 2022
- Advertisement -

Rusia në gjendje të rëndë drejt ‘humbjes’, i shkojnë në ndihmë 1300 Iuftëtarë çeçenë

Moska po dërgon përforcime ushtarake në rajonin ukrainas të Kharkiv, pasi Kievi njoftoi se kundërofensiva e parë e madhe ukrainase që nga pranvera e kësaj jave kishte rezultuar në fitime territoriale.

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, tha se, një grup prej rreth 1,300 luftëtarësh nga njësitë çeçene të Ramzan Kadyrov mbërritën në rajonin Kherson për të përforcuar trupat ruse në territoret ukrainase nën kontrollin e tyre.

- Advertisement -

Sipas Guardian, trupat ukrainase i kanë shtyrë forcat ruse nga vendbanimet e shumta në rajonin e kontrolluar nga Moska që në ditët e para të luftës dhe sipas raporteve nga Kievi të premten, ushtria ukrainase duket se po vazhdon përparimin e saj të shpejtë.

Në një fjalim video të premten në mbrëmje, presidenti Volodymyr Zelensky tha se forcat ukrainase kanë çliruar më shumë se 30 vendbanime në rajonin e Kharkiv.

Tani për tani ofanziva ukrainase është më shumë e përqendruar në pjesët jugore të vendit, aty synohet që të çlirohet në tërësi rajoni i qytetit më të madh jugorë, Kherson, shkruan AJB.

- Advertisement -

Institutet amerikane të luftës, si dhe intelegjenca britanike, parashikojnë se brenda pak ditësh, formacionet ushtarake ukrainase do të arrijnë të çlirojnë shumë territore të okupuara./gazetametro.net

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -