15.7 C
Pristina
Wednesday, September 28, 2022
- Advertisement -

Rusia kërkon lirimin e Ratko Mlladiqit nga burgu i Hagës

Pas raportimeve të shumta se ish-komandanti i serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiq i cili vuan dënimin me burgim të përjetshëm në Hagë për KRlME Iufte, është shtruar në spital për shkak të problemeve shëndetësore, ka reaguar ministria e Jashtme e Rusisë.

Zëdhënësja e kësaj ministrie, Maria Zakharova, ka deklaruar se do të ishte vendim i duhur lirimi i tij nga burgu për arsye humanitare.

- Advertisement -

Deklaratat e Zakharovës për liderët serbë të Bosnjës nuk janë të rralla, e në veçanti për ata që akuzohen për KRlME Iufte.

“Ne besojmë se do të do të ishte vendim i duhur për mekanizmat kompetente që ta lirojnë Ratko Mlladiqin për arsye humanitare”, ka shkruar Zakharova në Twitter.

Kujtojmë që Mlladiq është dënuar për KRlME Iufte, pasi është përgjegjës për vrasjen e mijëra civilëve boshnjakë gjatë Iuftës në Bosnje e Hercegovinë.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -