15.1 C
Pristina
Friday, September 30, 2022
- Advertisement -

Rusia “hakmerret” për fitoret e Ukrainës, suImon me 8 raketa vendlindjen e Zelensky-t

Mijëra evakuime janë duke u zhvilluar në qytetin ukrainas Kryvyi Rih pasi Rusia goditi një digë me tetë raketa lundrimi në suImin e saj të fundit ‘hakmarrës’ ndaj civilëve pas dështimeve të fundit në fushëbetejë.

Vendlindja e presidentit ukrainas Volodymyr Zelenksy është goditur nga një tjetër raketë ruse, vetëm gjysmë dite pasi tetë raketa ruse hoqën strukturat hidraulike përgjatë lumit Inhulets, duke shkaktuar përmbytje të mëdha, shkruan The Guardian.

- Advertisement -

Sulmet dëmtuan rëndë digën dhe një stacion pompimi, duke lëshuar sasi të mëdha uji në lumin Inhulets dhe duke shkaktuar fryrjen e tij.

Rrugët dhe shtëpitë e qytetit u përmbytën gjatë natës pasi lumi doli nga shtrati i tij, ndërsa urat u mbuluan nga uji gjithashtu.

Kyrylo Tymoshenko, nënkryetari i zyrës së presidentit, tha se dy lagje të qytetit me popullsi prej 650,000 banorësh ishin në rrezik nga përmbytjet.

- Advertisement -

“Shkatërrimi është serioz”, tha Vilkul, por ai shtoi se autoritetet janë ende duke punuar për të sqaruar çdo humbje dhe pasoja të mëtejshme.

Goditja ndaj strukturave hidraulike, e cila rezultoi në evakuime të detyruara dhe shtëpi të dëmtuara, përputhet me shqetësimet e Ukrainës se Rusia do të vazhdojë të synojë infrastrukturën e Ukrainës si ndëshkim për suksesin e saj në rifitimin e territorit të pushtuar.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -