fbpx
-5 C
Pristina
E diel, 5 Shkurt, 2023

Rusia është shitësja e dytë më e madhe në botë e armëve, cilat shtete bIejnë më së shumti armatimin rus

- Advertisement -

Duhet Lexuar

Rusia është shitësja e dytë më e madhe në botë e armëve, cilat shtete blejnë më së shumti armatimin rus

Rusia është eksportuesja e dytë më e madhe në botë e armëve. India blen çerekun e armëve ruse, e ndjekur nga Kina, Algjeria, Egjipti dhe Vietnami.

- Advertisement -

Pas ShBA-së, Rusia eksporton më së shumti armë, apo rreth 20% të shitjes së armëve në nivel global. Mes viteve 2016 dhe 2020, Moska ka shitur 28 miliardë dollarë armë për 45 shtete, sipas Aljazeera.

Rusia eksporton gati 90% të armëve në 10 shtete. Klientja më e madhe është India e cila ka blerë 23% të armëve ruse për 6.5 milardë dollarë për 5 vitet e kaluara. Gjysma e importit të armëve të Indisë apo 49.3% vjen nga Rusia.

Kina është blerësja e dytë më e madhe e armatimit të Rusisë me 5.1 milardë dollarë e ndjekur nga Algjeria me 4.2 milardë, Egjipit me 3.3 milardë dollarë dhe Vietnami me 1.7 miliardë dollarë sipas Institutit Ndërkombëtar i Kërkimeve të Paqes në Stokoholm.

Rusia eksporton llojë të ndryshme të armëve, përfshirë aeroplanë, motorë, raketa, mjete të blinduara dhe sisteme të mbrojtjes ajrore.

- Advertisement -

Avionët përbëjnë 48.6% të eksportit të armëve ruse. Mes 2016 dhe 2020, Rusia ka dërguar 400 aeroplanë luftarë Sukhoi dhe Mig tek së paku 13 shtete ndërkaq India i ka blerë gjysmën.

India është poashtu njëra nga gjashtë shtetet e botës që operon nëndetëset me energji nukleare që e ka me qira nga Rusia.

Arma më e famshme AK-47 është arma standarde e këmbësorisë për më shumë se 100 shtete.

- Advertisement -

Por sa shpenzon Rusia për armatim

Shpenzimet ushtarake ruse janë rritur ndjeshëm gjatë tre dekadave të fundit. Në vitin 2020, Moska shpenzoi rreth 62 miliardë dollarë (4 përqind e GDP-së së saj) për ushtrinë e saj.

Industria ruse e armëve përbëhet nga rreth 1300 kompani që punësojnë rreth dy milionë njerëz. Më e madhja nga këto kompani është Rostec, e themeluar në vitin 2007 nga presidenti Vladimir Putin.

- Advertisement -

Të fundit

Bankat kosovare fituan rreth 120 milionë euro, sivjet pritet të thyejnë çdo rekord

Bankat kosovare kanë përmbyllur vitin e fundit ne fitime marramëndëse. Raporti i fundit është bërë deri në nëntor 2022....
- Advertisement -

Më shumë

- Advertisement -