19.2 C
Pristina
23 Shtator, 2020 - 18:44

Rusia “e gjuan në të tretën”, thotë se në shtator nis prodhimin masiv të vaksinës kundër Covid-19

Qeveria ruse ka thënë se synon ta fillojë prodhimin masiv të një vaksine kundër koronavirusit në muajin e ardhshëm dhe të sigurojë disa miliona doza në muaj nga viti i ardhshëm.

“Ne jemi duke llogaritur shumë në nisjen e prodhimit masiv në shtator”, tha ministri rus i Industrisë, Denis Manturov, në një intervistë për agjencinë TASS.

Do të jemi të aftë për të siguruar vëllim prodhimi të disa qindra mijëra vaksinave në muaj, me rritje eventuale në disa milion nga fillimi i vitit të ardhshëm”, tha ky ministër, duke shtuar se një fabrikë është duke e përgatitur teknologjinë prodhuese në tri lokacione në pjesën qendrore të Rusisë.

Ky shtet është duke i zhvilluar disa prototipe të vaksinave dhe njëra e përgatitur në institutin Gamaleya në Moskë ka arritur në faza të avancuara të zhvillimit, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Minsitri rus i Shëndetësisë, Mikhail Murashko, tha të shtunën se testimet klinike të kësaj vaksine kanë përfunduar dhe se janë duke u përgatitur dokumentet për regjistrimin e vaksinës.

Instituti Gamaleya mori akuza të shumta pasi hulumtuesit dhe drejtuesit e tij e injektuan veten me prototipin e kësaj vaksine disa muaj më parë. Specialistët thanë se ky veprim është mënyrë e ngutshme për fillimin e testimit në njerëz.

Të fundit

Meçi i madh i boksit do të zhvillohet më 31 tetor

Dereck Chisora më në fund do të përballet me yllin e peshave të rënda Oleksandr Usyk me betejën e tyre të konfirmuar të zhvillohet...

Erdogan kritika të ashpra ndaj Izraelit, përfaqësuesi i këtij vendi largohet nga salla e OKB-së

Ambasadori izraelit në OKB, Gilad Erdan, u largua derisa presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan po mbante një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së...

“Shpërthen” njeriu i afërt i Agim Veliut ndaj Vjosa Osmanit: Bukëpërmbysëse, u shndërrove në kundërshtare!

Zyrtari i Lidhjes Demoraktike të Kosovës, Bajram Gecaj, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, i ka reaguar kryetares aktuale të Kuvendit...

Ishte bërë gati për t’i hedhur në treg 50 mijë euro të falsifikuara, Policia e Kosovës e zë në flagrancë të dyshuarin

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë, nën dyshimin se i njëjti ka falsifikuar para. Këtë e ka bërë të ditur Policia e...

Të tjera nga rubrika