fbpx
29.7 C
Pristina
E martë, 24 Maj, 2022

Rusia: Do të reagojmë nëse NATO vendos raketa bërthamore pranë kufirit

Rekomandime

Rusia do të veprojë nëse NATO vendos forca apo infrastrukturë bërthamore pranë kufirit të saj, tha zv.ministri i Jashtëm rus Alexander Grushko, për agjencinë shtetërore të lajmeve, RIA.

Grushko pretendon se vendi i tj nuk ka qëllime armiqësore ndaj Finlandës dhe Suedisë dhe nuk sheh asnjë arsye reale pse këto dy shtete duhet të bashkohen me aleancën ushtarake.

“Do të jetë e nevojshme që të përgjigjemi… duke marrë masat e duhura parandaluese që do të siguronin mundësinë e një kundërpërgjigjeje të shpejtë”, tha Grushko.

Finlanda ka deklaruar tashmë se do të aplikojë për t’u bërë pjesë e NATO-s ndërsa Suedia pritet ta bëjë së shpejti, ndërkohë që ka nënshkruar një pakt sigurie me Britaninë e Madhe. Por edhe pse shumica e shteteve mbështesin anëtarësimin e dy vendeve nordike, Presidenti i Turqisë, Erdogan, u shpreh kundër, duke thënë se NATO nuk duhet të bënte të njëjtin gabim si me Greqinë, të pranuar në aleancë në vitin 1952, bashkë me Turqinë.

Më shumë artikuj

Të fundit