11 C
Pristina
Wednesday, October 5, 2022
- Advertisement -

Rusia do të ndërtojë dy reaktorë bërthamorë në Hungari, autoritetet hungareze: Moment historik!

Gjiganti rus i energjisë bërthamore Rosatom do të fillojë ndërtimin e dy reaktorëve të rinj bërthamorë në Hungari në javët e ardhshme. ky fakt u konfirmua nga ministri i Jashtëm i Hungarisë.

Marrëveshja, e arritur midis Rusisë dhe shtetit të BE-së në vitin 2014, synon të zgjerojë centralin bërthamor ekzistues Paks.

- Advertisement -

Industria bërthamore e Rusisë nuk i është nënshtruar sanksioneve të BE-së për pushtimin e përgjakshëm të Ukrainës. Lëvizjet për të izoluar dhe sanksionuar eksportet e saj të naftës dhe gazit nuk janë mbështetur pa kushte nga Hungaria. Paks aktualisht gjeneron 40% të furnizimit me energji elektrike të Hungarisë. “Le të fillojë ndërtimi!” tha ministri i Jashtëm Peter Szijjarto në një postim në Facebook.

Me dy reaktorët shtesë, termocentrali bërthamor – aktualisht i përbërë nga katër reaktorë të ndërtuar nga sovjetikët – do të ketw kapacitetin e tij më shumë se dyfish. “Ky është një hap i madh, një moment historik i rëndësishëm,” tha Szijjarto në një postim në Facebook të cituar nga agjencia e lajmeve AFP.

“Në këtë mënyrë ne do të sigurojmë sigurinë energjetike të Hungarisë në afat të gjatë dhe do t’i mbrojmë hungarezët nga luhatjet e egra të çmimeve të energjisë.” Ai shtoi se reaktorët bërthamorë mund të jenë gati për shërbim deri në vitin 2030.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -