18.7 C
Pristina
Sunday, October 1, 2023

Rumania – Kosova, publikohen formacionet zyrtare

- Advertisement -

Kombëtarja e Kosovës do të luajë sonte në udhëtim ndaj Rumanisë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

- Advertisement -

Ndeshja do të zhvillohet në “National Arena” të Bukureshtit, me fillim prej orës 20:45.

Përzgjedhësi Primoz Gliha ka bërë vetëm një ndryshim për sonte krahasuar me ndeshjen e kaluar, ndaj Zvicrës.

- Advertisement -

Sonte nga minuta e parë do të luajë Edon Zhegrova, kurse Betim Fazliji është ulur në bankën e rezervistëve.

Formacionet zyrtare:

- Advertisement -

Kujtojmë se ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës i takon raundit të gjashtë në Grupin I. Pas pesë ndeshjeve të para, Rumania ka mbledhur nëntë pikë dhe është e dyta në renditje – kurse, Kosova është e pesta me katër pikë.

“Dardanët” ishin takuar me rumunët në qershor të këtij viti. Ndeshja e zhvilluar në “Fadil Vokrri” ishte mbyllur baras dhe pa gola. /Gazeta Express/

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -