4.2C
Pristina
5 Mars, 2021 - 10:23

Rugova përsëri reagon ndaj LDK-së: Pse nuk po ftohet mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm, kujt po i pengon?

Ish-deputeti i Kosovës, Naser Rugova, përsëri ka reaguar ndaj krerëve të LDK-së. Ai përmes një postimi në Facebook, pyet se pse nuk po thirret mbledhja nga Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së?

Ai tutje pyet se kujt po i pengon debati i brendshëm?

“Normal, vetëm atyre që për të mbrojtur interesat e veta nuk e kanë dert edhe nëse na sjellin në 5%”, shkruan Rugova.

Postimi i plotë:

Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së sot është organi i vetëm me legjitimitetin e plotë të diskutojë dhe të marrë vendime për hapat e domosdoshëm që duhet t’i marrim sot.

Pse nuk po ftohet mbledhja e këshillit?

Kujt po i pengon debati i brendshëm? Normal, vetëm atyre që për të mbrojtur interesat e veta nuk e kanë dert edhe nëse na sjellin në 5%. p.s Pandemia nuk është justifikim, sepse gjatë fushatës askush nuk e ka lodh kokën për atë punë.

Të fundit

Të tjera nga rubrika