17.7 C
Pristina
Wednesday, August 10, 2022

Rrufeja godet aeroplanin në aeroportin “Adem Jashari” i cili po barte pasagjerë nga Zvicra

Një aeroplan i kompanisë “GP Aviation” është goditur dje nga rrufeja në pistën e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Ky aeroplan po barte pasagjer nga Baseli i Zvicrës për në Prishtinë.

Gazeta Insajderi ka mësuar se nuk ka pasur dëme në njerëz përjashto dëmet materiale të aeroplanit.

“Pasagjerët janë tmerruar janë frikësuar tej mase por për fat të mirë asnjë nuk është lënduar”, i tha ky burim Insajderit.

Bëhet fjalë për fluturimin e orës 16:30 të pasdites i cili me të arrirë në pistë rreth orës 18:20 u goditë nga rrufeja.

Burime të gazetës thanë se kjo kompani për shkak prishjes së aeroplanit nga rrufeja ka anuluar fluturimin për Nuremberg të Gjermanisë.

Të fundit
Lajme të lidhura