8.1 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Rriten çmimet e patundshmërive për 30%, katër lagjet më të shtrenjta në Prishtinë

- Advertisement -

Çmimet e patundshmërive, si shumë çmime të produkteve e shërbimeve tjera, është rritur dukshëm. Kjo duket të jetë si pasojë  e inflacionit, rritjes së çmimit të materialeve ndërtimore, raporton Ekonomia Online.

- Advertisement -

Sipas Burim Halilit, shitës i patundshmërive, ngritja është 25 deri në 30 për qind krahasuar me vitet e kaluara, mirëpo krahas çmimit, sipas tij, është rritur edhe cilësia.

Halili tha se lagjet më të shtrenjta momentalisht në Prishtinë janë ajo e Pejtonit, Lakrishtës, e Muhaxherëve dhe lagjja Arbëria.

- Advertisement -

“Sot jemi të vetëdijshëm të gjithë si qytetarë se jetojmë në një kohë inflacioni edhe ngritje kemi në përgjithësi në të gjitha gjërat diku 15 për qind deri në 20 për qind, e një ndër ato që ka ngritje ma shumë është edhe çmimi i patundshmërive.

“Nëse e bëjmë një krahasim tash me të kaluarën, ngritja e çmimeve është përafërsisht 25 për qind deri në 30 për qind e metrit katror nga koha e kaluar deri më sot”, u shpreh Halili për EO.

“Si lagje që janë momentalisht më të shtrejta e kemi lagjen Pejton, Lakrishtë, lagjja e Muhaxherëve edhe Arbëria”.

- Advertisement -

Ai ka thënë se krahas çmimit, është rritur edhe cilësia e ndërtimeve.

“Çmimet janë rezultat i inflacionit dhe ngritjes së materialeve ndërtimore, për sa i përket ngritjes së cilësisë së ndërtimeve të larta qoftë edhe atyre të ulëta. Kohëve të fundit kemi një ngritje të jashtëzakonshme, minimalisht ma shumë se 50%.

“Por, është rritur cilësia e ndërtimit, s’ka objekt i cili është më shumë se 6 kate dhe nuk i ofron minimalisht 2 lifta. Pastaj e kanë ngritur edhe  cilësinë te parketet, cilësinë e liftave, janë fasadat ventiluese edhe cilësia e ndërtimit. Nëse bëjmë një krahasim mes ndërtimeve që i kemi sot aktuale që po ndërtohen edhe ndërtimeve që i kemi pasë para 7 ose 8 viteve është jashtëzakonisht cilësi më e lartë”.

Mirëpo, sipas Halilit, ka ende hapësirë për përmirësimin e cilësisë.

“Cilësia skajshmërisht është më e mirë se që ka qenë, nuk po them se është në atë maksimale por të paktën është në shkallën e dëshirueshme”.

Ndërsa, edhe sipas arkitektit Arsim Rapuca, cilësia e ndërtimeve është rritur, por edhe çmimi njëkohësisht.

“Sa i përket cilësisë, vit mbas viti, ka ardhur duke u ngritë, qoftë kualitetit i ndërtimit, projekteve në përgjithësi, kontrolleve të kualitetit dhe mbikëqyrësit e të gjitha procedurave që lidhin me një ndërtim cilësor”.

Ai ka thënë se ka ende nevojë për përmirësime, teksa përmendi si shumë të  rëndësishëm licencimin e inxhinierëve.

“Në vitet e mëhershme, shteti ka qenë në formim, dhe ka pasë magësi, ka pasë ndërtime pa leje shumë mirëpo gradualisht janë rregulluar këto probleme. Ka punë endë që të jetë një gjendje e kënaqshme, së pari Ligji i ndërtimit, ka nevojë disa ndryshime e mandej edhe licencimi i inxhinierëve duhet të fillojë”.

“Tash ka marrë vendim ministria edhe në kuvend është aprovuar formimi i odave të inxhinierëve, dhe pritet të fillojë licencimi i inxhinierëve”.

Mes tjerash, ai tha për EO, se konkurrenca është ajo që e rritë cilësinë dhe i mban çmimet në kontroll që mos të rriten jashtëzakonisht shumë.

“Besoj se këtu në Prishtinë sidomos vlera e patundshmërisë, po rritet vazhdimisht, edhe cilësia shkon gjithmonë duke u ngritur. Kjo edhe për shkak të konkurrencës, jo vetëm për shkak të çmimit të patundshmërisë, sepse konkurrenca e ngritë cilësinë”.

“Përkon rritja e çmimit për arsye se tash janë rritë edhe çmimet në nivel global jo vetëm në shtetin tonë, ndoshta edhe shkaku i luftës në Ukrainë. Konkurrenca e madhe të detyron me pasë edhe çmime jo shumë të larta”.

Tutje, Rapuca foli edhe për ndërtimet që duhet të jenë konform hartave të rrezikut sizmik.

“Në lidhje me tërmetet në përgjithësi në Evropë ku nga harta e rrezikut sizmik, duhet të ketë kujdes që ndërtimet të behën konform hartës së rrezikut sizmik dhe parametrave tjerë e standardeve”.

- Advertisement -
Lajmet e fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -