29.8 C
Pristina
Wednesday, August 17, 2022
- Advertisement -

Rrezikohet siguria kombëtare e Shqipërisë! Ministritë e sulmuara nga hacker-at dhe informacionet që kanë marrë

Shteti kapitullon përpara hacker-ave.

- Advertisement -

Çdo dokument i shtetit shqiptar, informacion sekret, shkresë, email zyrtar, tashmë ndodhet në duart e hacker-ave të huaj, të cilët përgjatë 1 jave me radhë, mbajtën nën kontroll portalin e-Albania dhe kanë shkarkuar gjithçka ndodhej aty.

E-Albania ofron shërbimet online për qytetarët dhe u nevojitën disa ditë për ta rekuperuar atë.

Pre e sulmit kibernetik ranë edhe disa faqe ministrish dhe agjencish shtetërore.

- Advertisement -

Pasi kanë administruar dokumentet e shtetit shqiptar, hacker-at kanë nisur nga puna t’i publikojnë të dhënat që kanë në dorë.

Prej dy ditësh faqja “Homeland Justice”, po shpërndan me anë të videove dhe fotove disa dokumente që i përkasin institucioneve shtetërore shqiptare.

Qeveria nuk ka pranuar zyrtarisht që nga sulmi kibernetik janë marrë qindra dhe mijëra dokumente shtetërore.

- Advertisement -

Por njw email i dwrguar AKEP-it nga Autoriteti për Sigurinë Kibernetike (AKCESK) dhe AKSHI, kërkohet mbyllja e menjëhershme e domainit homelandjustice.ru në Shqipëri.

Siç edhe lexohet në dokument, AKCESK dhe AKSHI i kërkojnë AKEP-it mbylljen e menjëhershme të domainit “Homeland Justice”, pasi sipas këtyre institucioneve, kjo faqe po përhap informacione keqdashëse.

Tani është koha dhe momenti që institucionet shqiptare të informojnë qytetarët se sa e rrezikuar është siguria kombëtare, dhe nëse po duhet thirrur me urgjencë Komisioni për Sigurinë Kombëtare, pasi shkresat që mund të jenë publikuar mund të shkaktojnë pasoja edhe më të rënda për shtetin shqiptar.

Informacionet që kanë hacker-at
Sulmi kibernetik duket se ka zhveshur nga çdo informacion sistemin e e-Albania. Çdo e dhënë në këtë portal është tashmë në duart e hacker-ave.

Përgjatë dy ditëve të fundit, ata kanë publikuar disa nga të dhënat që disponojnë në faqen e internetit homelandjustice.ru. Aty janë nxjerrë të dhëna për zyrtarë të shtetit, shkresa, dokumente dhe emaile mes institucioneve. Në shënjestër të sulmit ka qenë edhe drejtorja e AKSHI, Mirlinda Karçanaj të dhënat e të cilës janë publikuar online tashmë.

Hack-erat kanë arritur të marrin të dhëna edhe nga ministritë siç edhe duket në këtë dokument që sjell Syri.net, por edhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nga ku janë shkarkuar file të tëra me materiale. Të dhëna kanë rrjedhur nga Ministria e Brendshme, ajo e Jashtme, Ministria e Financave, e Energjetikës dhe Infrastrukturës, por edhe Ministria e Bujqësisë. Pre e sulmit të tyre kanë qenë edhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit, IKMT apo edhe KPA.

Portalet e sulmuara
e-Albania

Ministritë
Ministria e Financave
Ministria e Brendshme
Ministria e Jashtme
Ministria e Infrastrukturës
Ministria e Bujqësisë

Të tjera
KQZ
FSHZH
ata.gov.al
IKMT
KPA

Publikimi i të dhënave
Kujtojmë që vetëm pak muaj më parë në Shqipëri plasi skandali i të dhënave personale, i listës së pagave, si dhe targave të makinave.

Kjo do të thotë se nëse hakerat mund të kenë arritur të marrin informacione më të detajuara nga ana e institucioneve shqiptare gjatë suImit kibernetik, atëherë jo vetëm të dhënat personale, por edhe e ardhmja e qytetarëve të vendit mund të pasohet me kërcënime serioze.

- Advertisement -
Të fundit
- Advertisement -
Lajme të lidhura
- Advertisement -