Nga Viktor Buzhala
Sipas Bankes Qendrore, Investimet e bankave komerciale jashtë vendi kanë arritur vlerën në fund të muajit janar 2024 në 1,19 miliardë euro.
Na i qesim paret ne banke, kujtojna qe i kena aty e nuk i investojna sepse tutemi qe po i hupim. E bankat na i marrin ato pare dhe na i rrezikojne jashte pa na vete hic, nje Zot e di kah e kush po financohet neper bote me paret tona.
Per me teper fitimin e nalin vec per veti, neve na mbetet vetem rreziku me i hupe qato pare krejt ne pakthim. Kjo, pasi kapitali komplet i bankave eshte rreth 880 milione, ndersa jashte i kane investu gati 40 per qind ma teper se qai kapital. Dmth nese qato investime i hupin skane as mbulese per me na i kthy paret ne.
Ktheni paret tona ketu e investoni paret tuaja nese doni! Edhe ashtu shume ma teper kemi nevoje per investime ketu se sa neper dynja. Bankat per qat pune jane, pra me dhane kredi paret qe i marrin prej nesh me e mbeshtete ekonomine tone. E jo me e shkretu ate edhe ma teper.
Te njejtat banka nuk po lulezojne. Asetet e tyne sipas vet BQK-se jane zvogeluar per 185 milione euro vetem brenda muajit te fundit. Nuk perfundon me kaq. Sipas BQK-se ato kane humbur 128 milione euro depozita vetem gjate janarit. Kjo nuk i ka ndalur bankat komerciale te japin kredi me teper se depozitat. Pra, kane depozita te reja 90 milione euro, ndersa kane dhene kredi 138 milione euro, apo 50 per qind me teper se depozitat e reja.